Dule deshton ne takimin me minoritaret ne Finiq
shte konsideruar i deshtuar ne Finiq takimi i paralajmeruar i deputetit dhe kreut te PBDNJ-se Vangjel Dule. Nje njoftim i vene ne qender te Finiqit i njohur si kryeqender e minoritetit grek ne Sarande kishte paralajmeruar nje takim te tij te planifikuar. Njoftimi i vene disa dite me pare dhe i shkruar ne gjuhen greke bente te ditur se deputeti i Omonias Vangjel Dule do te takohet ne mbremjen e 12 janarit me popullin e Finiqit ne qender te fshatit. Tema ishte per problemin e mprehte te pronave te regjistrimit te popullsise si dhe per 20-vjetorin e organizates Omonia e per ardhmerine e saj. Ashtu sic ishte paralajmeruar takimi nisi ne mjediset e nje lokali ne qender te Finiqit. Duke qene hyrja e lire dhe tema me interes te gjere ne te nuk munguan edhe ata qe i jane shkeputur PDBNJ-se dhe aderojne ne partine e re MEGA. Mes tyre nuk hezitoi te jete i pranishem ne takim edhe kryetari i Komunes se Finiqit Ziso Lluci njeheresh edhe zedhenes i shtypit per MEGA-n. Lluci tha se Dule ka nisur tu flase e tregoje banoreve per Komunen e Finiqit duke mohuar edhe cdo gje te mire deri tek arritja e furnizimit me uje per 24 ore. Ky ka qene momenti kur ka nderhyre kryekomunari Lluci duke i thene se eshte normale qe Dule te organizoje takim ne komunen ku ai drejton pa e pyetur dhe pa e njoftuar ate por nuk eshte serioze qe te flase duke nxire punet e komunes vetem se ketu drejtojne ata qe i shkojne pas politikisht. Kjo ngjalli reagim negativ te degjuesit por takimi nuk u nderpre. Perplasjet mes folesit Vangjel Dule me degjuesit e tij u pershkallezuan kur atij iu drejtuan pyetje. Mes te tjerash e pyeten edhe se ke perfaqeson Omonian apo PBDNJ-ne Dikush u ngrit e duke iu drejtuar Dules i tha se ka mbaruar koha e genjeshtrave te tua. Por Dule mesohet se ka reaguar duke urdheruar ulu poshte. Pas kesaj edhe zera te tjere pjesemarresish ne takim i jane turrur Dules te indinjuar nga menyra e komunikimit. Kjo ka shenuar edhe fundin e takimit te deputetit Dule ne Finiq qe sipas kryekomunarit Lluci nuk ka zgjatur me teper se dhjete minuta. Ne kete takim Vangjel Dule shoqerohej nga Llambi Panteqi ish-kandidat per deputet i PBDNJ-se dhe kryetar i sapozgjedhur i deges se Omonias per Saranden nga kryetare te komunave te Dropullit Alikos Mesopotamit si dhe nga kryetari i Omonias per Delvinen etj. Percarja ne gjirin e komunitetit grek eshte shfaqur edhe ne Gjirokaster ku per 20-vjetorin e Omonias jane organizuar dy festa te ndryshme.
.