E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule e Bollano takim me kreun e opozites greke

Athine

Kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule dhe ai i Omonias Vasillaq Bollano kane zhvilluar kete jave nje vizite ne Athine ku ndryshe nga heret e tjera nuk jane pritur nga kreu i qeverise greke por nga kreu i opozites se atjeshme Antonis Samaras. Ne takim mesohet se Dule e Bollano i kane treguar kreut te Demokracise se Re ne opozite per procesin e regjistrimit te popullsise ne Shqiperi dhe kane shprehur shqetesimet e tyre ne lidhje me kete proces. Sipas burimeve prane takimit Samaras e ka mbeshtetur qendrimin e krereve te PBDNJ-se e Omonias per bojkotimin e censusit nderkohe qe ka kerkuar qe ata te vazhdojne te punojne per te ashtuquajturen ceshtje te Vorioeprit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›