Xhufi Censusi do e kthej Shqiperine si Libani
Historiani i mirenjohur Pellumb Xhufi eshte i qendrimit se qeveria po lejon qe Shqiperia ti ngjaje Libanit nje vend ku besimet e shumta qe jane shperndare ne popullsi po behen rrezik per percarjen e tij. Ne nje interviste per Shqip Xhufi thekson se kerkesa qe shteti shqiptar u ben qytetareve te tij per te deklaruar besimin fetar mund te quhet edhe nje sakrilegj. Nga ana tjeter ai e shikon regjistrimin etnik si nje direktive te paster te Athines zyrtare per te rritur ne menyre artificiale deri ne 400 mije numrin e minoritareve grek ne Shqiperi.
Zoti Xhufi e shikoni te rrezikuar procesin e censusit ne Shqiperi ne nje kohe kur shume grupime me interesa te ndryshme kane bere thirrje per refuzimin e tij
Une uroj qe procesi te mos rrezikohet ne pjesen ku ai eshte i drejte dhe uroj te deshtoje pikerisht ne ato pikat e fundit ku kerkohet deklarimi i etnise dhe fese sepse kjo eshte antiligjore dhe antikushtetuese. Po keshtu keto dy pika bien ne kundershtim te hapur me te gjitha marreveshjet europiane qe ka ratifikuar vendi yne dhe per kete arsye ato nuk qendrojne.
Si e shikoni faktin qe organizata Omonia fillimisht ka deklaruar se do e bojkotonte ne mase regjistrimin e popullsise dhe banesave dhe tashme censusi po plotesohet ne masa nga anetaret e saj
Per sa u perket thirrjeve qe kemi degjuar nga organizata Omonia ditet e fundit une mendoj se jane pjese e nje loje. Kjo po duket fare qartazi sepse ne po shohim se pjesetaret e minoritetit grek po marrin pjese ne menyre masive ne regjistrim dhe jo vetem po regjistrojne veten e tyre por po regjistrojne edhe familjaret e tyre te cilet prej ndoshta 10-vjecaresh nuk jetojne ne Shqiperi. Kjo eshte ne kundershtim me vete censusin sepse ai parashikon regjistrimin e pronave dhe popullsine qe de facto jeton brenda Shqiperise dhe jo ata qe kane ikur ne emigracion. Por me sa duket ky proces eshte ideuar ne menyre te tille qe te dilet ne qendrimet e kahershme te nacionalizimit grek qe identifikon popullsine ortodokse te Shqiperise se Jugut si nje popullsi greke. Me kete census synohet te arrihet nje shifer e larte e minoritetit grek sipas pretendimeve te pales greke qe variojne nga 300 deri ne 400 mije per te cilin po kontribuon ne menyre servile dhe te padenje qeveria qe po na drejton sot.
Pse mendoni se ky proces ploteson pretendimet e qarqeve greke dhe cfare rreziqesh sjell ai per vendin tone
Ky regjistrim eshte hedhur poshte me argumente te forta juridike shkencore. Grupe politike dhe grupe shoqerore na kane treguar gjate ketyre muajve se ky regjistrim eshte ne kundershtim me ligjin nderkombetar i cili ne asnje menyre nuk njeh percaktimin e kombesise me nje zgjedhje subjektive por kerkon domosdoshmerisht qe kombesia te vertetohet me dokumente objektive. Nga ana tjeter Konventa Kuader e te Drejtave te Njeriut percakton qarte qe qytetaret nuk mund te detyrohen nga shteti i tyre qe te deklarojne besimin fetar norme europiane e cila eshte e fiksuar dhe ne Kushtetuten e Shqiperise. Me kete deklarim fetar shteti shqiptar po bene dhe nje sakrilegj duke i detyruar qytetaret e tij te bejne nje deklarim mbi fene ne nje shtet qe eshte laik me Kushtetute. Dokumenti themeltar i vendit tone lejon qe cdo besimtar te ndjeke praktikat dhe ritet e besimit te tij por ndalon ne menyre absolute perzierjen e shtetit me ceshtjet e fese dhe jua le kete komuniteteve fetare. Keshtu qe ashtu si ne shume vende demokratike dhe SHBA e ka te ndaluar me ligj regjistrimin e popullsise sipas perkatesimit fetar edhe Shqiperia duhet te ndiqte absolutisht te njejten rruge. Por ajo po vepron ne linjen e kerkesave pretendimeve dhe shantazhin nga qeveria dhe qarqet jozyrtare greke. Une gjykoj se ky regjistrim ka nje synim final ate te Libanizimit te Shqiperise dhe gjithsekush duhet te beje lidhjen me ate cfare eshte Libani i sotem dhe pse eshte i tille dhe qeveria shqiptare per fat te keq eshte bere instrumenti permes te cilit kjo skeme antishqiptare te realizohet. Ky regjistrim synon vetem te ndryshoje harten etnike te Shqiperise dhe te sjelle percarje te shqiptaret per sa u perket besimeve fetare. Ndaj une insistoj me force qe ky regjistrim te refuzohet tek ato dy pika te fundit ku kerkohet deklarimi i etnise dhe i fese.