Dule i pa lëkundur: Nuk e braktis PS-në
Edhe pse me një deputet të fituar në këto zgjedhje, kjo parti duket se nuk do të bëjë koalicion me Sali Berishën, me të cilin qeverisi katër vitet e shkuara. “Tipari dallues i joni është integriteti, luajaliteti dhe koherenca në vendimmarrje” theksoi Dule, gjatë një konference për shtyp të zhvilluar pasditen e djeshme. Ai tha gjithashtu, se PBDNJ nuk arriti objektivat e saj në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërkohë që deklaroi se vonesat në nxjerrjen e rezultatit janë tërësisht të pajustifikueshme. Edhe kjo parti e vogël, ka shfaqur ankesat e saj për kodin zgjedhor.