E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis numërimi i 6 kutive të Fushë-Kuqes në KQZ

Ka nisur sot numërimi i 6 kutive me votat e zonës se Fushë-Kuqes në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Për një transparencë sa më të plotë kutitë po numërohen në sallën e mbledhjes së KQZ në prani të gjithë anëtarëve dhe të mediave. KZAZ nr 37 në Laç i kontestoi këto kuti dhe më pas i dërgoi këto 6 kuti në KQZ. Gjithashtu sot pritet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve marrja e një vendimi për KZAZ-në nr. 39, të qarkut të Lezhës dhe për tre kutitë e votimit të KZAZ-së nr. 20 në Qarkun e Fierit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›