E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule ne aktivin e PBDNJ Pas zgjedhjeve jemi ne qeveri

Përballë Aktivit të PBDNJ-së, kryetari Vangjel Dule garantoi drejtuesit e partisë së tij se pas zgjedhjeve të ardhshme do të jenë pjesë e qeverisjes së vendit. Për këtë, Dule sqaroi se PBDNJ është në negociata me të gjitha forcat e qendrës, si ato të qendrës së majtë, ashtu edhe ato të qendrës së djathtë, për të arritur një marrëveshje.
Dule nuk kurseu as kritikat ndaj lidershipit të Partisë Socialistë, për të cilin tha se përmes një opozite të vakët u kthye në lehtësuese e qeverisë aktuale.

Pas 4 vitesh të gjata në opozitë, edhe durimit të Vangjel Dules i ka ardhur fundi. Në rreth 30 minuta fjalim, ku kaloi nga demokracia e Perikliut të vitit 431 para Krishtit, te përllogaritjet e aktualitetit politik shqiptar, kreu i PBDNJ-së qetësoi Akvitin e partisë së tij se, pavarësisht nga kush fiton, pas zgjedhjeve do të jenë pjesë e qeverisjes.

Të majtë apo të djathtë, nuk ka dallim, Dule po negocion me të gjithë për të formuar Polin e Tretë, pasi dy kampet tradicionale të politikës duket se kanë bërë tashmë zgjedhje të tjera.

Pasi qëndroi në opozitë me ta për 4 vjet, Dule i ngeci të gjithë përgjegjësinë socialistëve në lidhje me jetëgjatësinë e Qeverisë aktuale.

Xheloz nga ftesat e vazhdueshme të PS-së ndaj Aleancës Kuqezi, Dule akuzoi Ramën se për një grush votash po bashkohet me forca politike që shkelin të drejtat e njeriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›