E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko nga Korca Mbeshtetje per Policine e shtetit

Deputeti i PS Pandeli Majko,nga Korça ka shprehur mbështetje të plotë për forcat e policisë, në një kohë , kur sipas tij situata e rendit dhe sigurisë publike në vend është mjaft e rëndë.

“Të gjithë në krah të policisë. Komisar Lamaj, nuk ishte përfaqësues i qeverisë, por i shtetit. Uniforma blu po keqpërdoren”.
Deputeti i PS Pandeli Majko nga Korça flet per situata e rendit dhe sigurisë publike në vend.

Është i disati funksionar policie që vritet, tha Majko, dhe sipas tij, të kesh guximin të vrasësh një polic, është më tepër se sa të marrësh armën dhe të tërheqësh gishtin.
Deputeti socialist nuk ka pranuar të komentojë as zërat për një koalicion të mundshëm midis PS dhe LSI dhe as mënyrën se si do të proçedohet nga partia e tij për të zgjedhur emrat e kandidatëve për deputet.
Ndërsa në lidhje me referendumin e propozuar nga maxhoranca si rrugën për të miratuar tre ligjet e integrimit, Majko e ka cilësuar si një gjest qesharak, ndërsa ka pohuar se PS do ta shprehë qëndrimin e saj për këtë çështje në parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›