E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule takime në Sarandë, prezanton kanidatët e PBDNJ

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e ka vijuar turin e tij elektoral në Sarandë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në takimin e zhvilluar me banorët, Dule ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë të qarkut të Vlorës, si dhe ka kërkuar votën. 

SARANDE- Në vijim të takimeve elektorale kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, ka prezantuar në qytetin e Sarandës kandidatët për deputet në qarkun e Vlorës. Dule kërkoi mbështetjen e të gjithëve për zgjedhjet e 28 qershorit për ti përfaqësuar në kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, për të qebe përçues i zërit të tyre, si dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre. “PBDNJ-ja ka luftuar më sistematikisht, më shumë dhe më sinqerisht se çdo forcë tjetër politike në vend për integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Kemi qënë zë i qëndrueshëm dhe i pakompromentuar nga konjukturat politike pasi Shqipëria duhet të integrohet, duhet të përshtatet dhe duhet që të bëhet pjesëtare e denjë e familjes europiane”- theksoi Dule në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›