E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo në Elbasan, PDS, alternativa për fshatin

Në një takim të zhvilluar me banorë të fshatit Gostimë të Elbasanit, kreu i PDS Milo është shprehur se partia e tij është në gjendje të nxjerrë bujqësinë nga mjerimi, si dhe e cilësoi qeverisjen e demokratëve si të premtimeve të pambajtura. 

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zhvilloi një takim me anëtarë dhe simpatizantë me banorët e komunës Gostimë të Elbasanit. Duke shpjeguar alternativën e PDS-së për fshatin Milo tha se partia e tij është në gjendje të nxjerrë bujqësinë nga mjerimi ku gjendet. Milo e cilësoi qeverisjen e demokratëve si qeverisje të premtimeve të pambajtura. “E mjata shqiptare duhet ti dëshmojë shqiptarëve që është aktive dhe është e përgatitur të bëjë qeverisjen e ardhshme të Shqipërisë. E majta shqiptare nuk tërhiqet pas gërr-vërreve të vogla të përditshme të politikës, e majta dfo të gjëjë forca do të gjejë aftësi”- theksoi kreu i PDS-së Milo. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›