E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule thirrje Berishës: Regjistro minoritetet

Kreu i Partisë Bashkimi për të Derjtat e Njeriut Vangjel Dule kërkon nga kryeministri Berisha të përmbushë premtimin duke kryer rregjistrimin e popullsisë së minoritetit. Duke folur në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Dule tha se ka ardhur koha që qeveria dhe parlamenti të miratojnë një ligj për të drejtat e minoritetit.
Ndërkaq, kreu i Omonias, Vasil Bollano tha se punësimi në administratë është një tjetër padrejtësi në të cilin minoriteti has çdo ditë.
Me shqetësimin e komunitetit grek është bashkuar edhe komuniteti vlleh. Thanas Poçi tha se ndaj këtij komuniteti qeveria nuk ka trenguar ndonjë vëmendje të madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›