Topi: Nuk mund te nderhyj tek partite

Duke folur ne nje konference per shtyp nga selia e Presidences, Topi ka theksuar se nuk mund te tejkaloje kompetencat qe i jep pozicioni i tij si kryetar shteti.
“Ne respekt te pozicionit te presidentit, qe eshte kushtetues dhe institucional, bej apelin e nevojshem dhe te domosdoshem ne limitin e mos interferences tek partite. Une i inkurajoj ato per dialog, por nuk mund te interferoj. Nuk do te mungojne apelet e mia per te inkurajuar klimen e dialogut, e cila eshte esenciale per jeten e nje vendi”, ka pohuar Topi.
Me tej kreu i shtetit e ka vene theksin tek renia drastike e perfaqesimit te partive politike ne Parlament, gje qe sipas tij po te ishte ndryshe do te kishte nje efekt me pozitiv.
“Dikur, mbi bazen e ligjit te vjeter elektoral kishte nje numer te konsiderueshem partish parlamentare. Ligji i ri ka imponuar nje reduktim te ndjeshem te partive. Ajo qe deshiroj une eshte qe te rritet bashkepunimi politik, por kjo varet nga vullneti i partive. Iu referova numrit te partive parlamentare, pasi kjo ceshtje ka te beje direkt me to”, ka shtuar Topi.