Duma ruse miraton traktatin START

Parlamenti rus ka dhënë miratimin paraprak për ratifikimin e traktatit të reduktimit të armëve bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Votimi i parë nga tre që kërkohen për miratimin e plotë të traktatit ka parë 350 vota pro dhe 58 kundër në dhomën e ulët.
Duma është e dominuar nga partia drejtuese Rusia e Bashkuar. Ekspertët e kontrollit të armëve thonë se ratifikimi është I sigurtë, edhe nga një farë kriticizmi nga ligjvënësit rusë. Ndërkohë, presidenti rus në intervistën e fundvitit, me tre televizionet më të mëdha në vend, ka komentuar mes shumë cështjeve, edhe ratifikimin e traktatit START me shtetet e bshkuara.
Ai ka ngritur lart presidentin amerikan Obama dhe punën e tij për kalimin e traktatit në senat, sikundër edhe angazhimin e tij për rivendosjen e marrëdhënieve të mira mes rusisë dhe SHBA-së. “Është e lehtë për mua të punoj me presidentin Obama. Eshtë një njeri që dëgjon, mban premtimet dhe nuk kapet pas slloganeve”, ka thënë Medvedev. Presidenti rus ka hedhur poshtë edhe kabllogramat e publikuara nga UIKILIKS që e përshkruajnë Rusinë si një shtet mafioz, duke shtuar se ato nuk I dëmtojnë marrëdheniet mes dy vendeve.
Juli Prifti