E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael aktivistet perleshje me policine

Aktivistë palestinezë dhe izraelitë të veshur si Santa Claus janë përleshur me forcat izraelite të sigurisë në një protestë kundët barrierave që Izraeli ëhstë duke ndërtuar përgjatë rripit të Gazës.

Demostrata ka ndodhur në fshatin Bilin, ku afërsisht 80 demonstrues janë pritur me gaz lotsjellës nga forcat izraelite të sigurisë. Izraeli ka nisur ndërtimin e gardheve ndarëse dhe mure të lartë, pasi një kryengritja palestineze nisi në vitin 2000. këto gardhe e mure tashmë shtrihen në shumicën e vijës kufitare të Bregut Perëndimor dhe hyjnë brenda territorit në disa pjesë të tij.

Liderët izraelitë thonë se pengesat janë një masë e përkohshme që mund të shemben menjëherë pasi një marrëveshje paqe të mund të nënshkruhet nga palët dhe të ndalojnë sulmet mbi izraelitët. Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë është shprehur në vitin 2004, se pengesat janë jo të ligjshme dhe duhet të shemben, pasi kalojnë në territore të pushtuara.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›