E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dumani: Do të publikojmë strategjinë e hetimit për krimin zgjedhor

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët, ka deklaruar se do të publikojë strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore.

Sipas medieve, Dumani ka deklaruar se drafti është gati, por pritet miratimi i tij.

“Kam deklaruar që do të publikoj strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, strategjia thuajse ka përfunduar, pritet miratimi. Po ashtu është menduar edhe një plan veprimi dhe një urdhër, por për momentin nuk mund ta bëj publik urdhrin”, tha ai.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›