E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Marco Alberti, ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Marco Alberti është caktuar si ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri.

Lajmin e konfirmoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë.

Ndërsa uroi ambasadorin e ri për detyrën, Ministria për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë konfirmoi mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Transformimi i një bashkëpunimi strategjik në projekte dhe i projekteve në rezultate. Pasion dhe vendosmëri për të ndërtuar së bashku një të ardhme paqeje, zhvillimi të qëndrueshëm dhe rritjeje gjithëpërfshirëse midis dy popujve miq, duke mbështetur me bindje anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në postimin e Ministrisë për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë.

Marco Alberti pason në këtë detyrë Fabrizio Bucci, i cili u largua nga pozicioni i ambasadorit italian në Shqipëri, pas mbylljes së mandatit 5-vjeçar.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›