Dumani: Si e njoha Talo Çelën! I penduari i drejtësisë rrëfen edhe aleancën me Erion Alibej dhe vrasjet në Elbasan

Të tjera detaje tronditësë për mënyrën sesi funskiononin bandat në Shqipëri janë rrëfyer nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. Në seancën e sotme, Dumani dëshmoi për organizatat kriminale, vrasjet me pagesë, atentatet si dhe grabitjet e shumta që kanë tronditur vendin vitet e fundit.
Ai u ndal gjatë tek marrdhënia me Talo Çelën, të cilin dikur e kishte mik e më pas u kthye në armikun e tij kryesor.
Dumani: Talon e kam njohur në vitin 2009 ose 2010, nga Ilirjan Feçi. Kam qëndruar tek shtëpia e Talos dhe ai tek shtëpia ime. Kam njohur dy vëllezërit e Talos. Deri më 2019 kam pasur marrëdhënie të mira me Talo Çelën. Kam pasur kontakte edhe me vëllanë e tij, Bujar Çelën, në shtëpi, e kam takuar vetëm në 2013, më pas në një lokal. Bujari i shërbente Talos, bënte takime në emër të tij, e ndihmonte për çdo gjë.
Më tej Dumani rrëfeu njohjen me Erjon Alibej dhe paktin me të për të vrarë Talo Çelën. Fillimisht ai e kishte takuar për ta sqaruar se nuk ishte ai personi që kishte kryer atentatin në Bradashesh në vitin 2018 me tre viktima.
Dumani: Kur kam takuar Erjon Alibejn nuk shkuam për të bërë pazare për vrasje. Unë shkova të takoja Alibejn për të negociuar për të vrarë Talo Çelën dhe Altin Ndocin. Nuk doja t’i vrisja këta me dorën time. Doja t’i vriste Erjoni me njerëzit e tij. Pas takimit me Erjonin ndryshoi gjithçka dhe vendosëm të dy që të eliminonim kundërshtarët. Në takimin e parë që bëra me Alibejn, për më shumë se 2-3 orë hartuam një listë për personat. Pasi kisha marrë vesh që Talo Çela do na vriste dhe vendosëm me Erjonin që të godasim, i thashë do godasim nga Durrësi.
Në këtë seancë Dumani u pyet nga avokatët edhe për dy vrasje në Elbasan, atë të Emiliano Ramazanit dhe Rigers Runajt.
Dumani: Ishte verë 2020. Ishin shumë emra për t’u vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eliminohej. Emiliano Ramazani u bë i pari. Në Elbasan unë informacion merrja veç nga Elio Bitri. Emiliano Ramazani shkonte në një palestër në Elbasan. Kishim informacion të brendshëm nga aty. Alibejt i vinin foto herë pas here edhe për Bujar Çelën dhe Emiliano Ramazanin.
Dumani ka rrëfyer të paktën 12 vrasje në një dekadë, pjesa më e madhe me pagesë, si dhe krime të tjera të rënda për llogari të grupeve kriminale./vizionplus.tv