Dumreja kompani te huaja ne kerkim per nafte

Dumreja zona me rezerva te jashtezakonshme nafte Kompanite e huaja kane kryer shpime ne gjithe zonen
Zona e larget e Prefektures se Elbasanit ka shanse te marre nje zhvillim marramendes dhe kjo pasi nje kompani amerikane pas analizave te para ka zbuluar se nentoka atje ka rezerva te paparashikueshme nafte. Qysh ne vitin 2010 kompania e huaj ka njoftuar se ne zonen e Dumrese parashikohet te kete mbi 5 miliarde fuci nafte dhe kjo padyshim mbetet nje mrekulli. Sipas burimeve zyrtare mesohet se vetem dy vjet me pare Sky Petrolium INC kompani nafte me qender ne Austin Teksas SHBA ka bere te ditur se ka zbuluar deri ne 1 miliard fuci nafte ne zonen e Dumrese qe ne te vertete eshte vetem nje nga tre brezat e kerkimit. Zbulimi eshte kryer duke mbajtur parasysh edhe studimet e meparshme ne kete zone. Ne fakt deri ne vitin 1997 ne zonen e Dumrese jane kryer dhjetera kerkime per nafte. Por thellesia e shpimeve nuk ka shkuar me shume se 5 mije metra. I vetmi pus qe u shpua rreth 8 mije metra eshte ai qe ndodhet ne fshatin Xibrake te Shalsit. Nje nga punetoret e kesaj platforme qe nuk pranoi te identifikohej A. S. eshte shprehur Kam punuar rreth 6 vjet ne kete pus dhe se gjate shpimeve ka dale disa here gaz dhe me ne fund specialistet u larguan duke lene enigme se cfare u zbulua ne kete vend ne Xibrake ka qene nje kantier i vertete fillimisht e kishim ne dhe shpuam deri ne 6400 metra hasem ne gaz por jo ne gure gelqerore me pas erdhi nje firme e huaj ceke beri shpime te tjera pasi solli aparatura te fundit. Punetori deshmitar tha Mbaj mend qe ne fillimin e vitit 1997 ka ardhur edhe Kryeministri i atehershem Meksi qe ka pare nga afer punimet mendoj se kompania e huaj arriti ne nafte por nuk di se si ne nje kohe kur punimet vazhdonin ajo i nderpreu vulosi pusin dhe u largua qe atehere ky pus qe ka ende hekurin e shpimit nga firma e huaj vazhdon te jete i bllokuar. Une mendoj se ata hasen ne nafte por ndoshta nuk rane ne marreveshje dhe u terhoqen duke e bllokuar pusin. Nentoka ku banon ajo zone e populluar eshte e pasur me nafte dhe se zbulimi i kesaj sasie do te sillte dobi per komunitetin. Specialistet e naftes mendojne se Mund te shpohet me tej ketij pusi te vulosur me aparaturat qe jane sot mund te gjendet shume nafte Dumreja ka nafte dhe kjo eshte e vertetuar ne Pekisht ku vazhdon te nxirret. Nga ana e tyre edhe banoret e zones se larget te Dumrese ne Elbasan shprehen E mirepresim kete sihariq pasi keshtu mund te punesohemi gjithe zona eshte mjaft e interesuar per cdo studim apo shpim qe behet ketu. Punetoret qe per 5 vite jane paguar mire shpresojne nje rikthim te kompanise huaj pasi sipas tyre ne kete zone ishte vendosur nje kantier i vertete dhe se puna vazhdonte me turne firmat e huaja kishin aparatura e teknologji te avancuar mendojme se ne kete pus te vulosur eshte zbuluar nafte pasi ne te kundert kompania nuk do ta kishte vulosur ne kete forme. Banoret e zones jane te bindur se ne Xibrake te Shalsit qarkullon ar i zi dhe presin qe te fillojne punimet shpresojne per pune ne nafte me te lire dhe ne zhvillim te biznesit me zbulimin e naftes. Ne qytezen e Belshit e ndodhur ne nje natyre te privilegjuar banoret komentojne ne menyra te ndryshme studimet qe lexojne ne shtyp per nafte ne territorin e tyre por te gjithe jane te mendimit se ne Dumre ka nafte dhe ne sasi te medha. Dumreja eshte zone naftembajtese pasi kufizohet me Kucoven ne kete zone jane kryer mjaft kerkime dhe te gjitha te dhenat te cojne ne perfundimin se ketu ka rezerva nafte. Aktualisht ne zonen e Dumrese ka puse ne shfrytezim ne fshatin Pekisht ato jane shpuar qysh ne vitin 1932nga kompanite italiane. Para 10-12 vjetesh jane bere kerkime ne Shales dhe thuhet se jane gjetur sasi nafte. Kete fakt e mbeshtet edhe shtrirja gjeografike e Dumrese qe eshte ne verilindje te zones se Kucoves ne zonen me rezerva te medha te naftes ne Shqiperi. Sigurimi dhe shfrytezimi i rezervave te zones do te ishte ne interes te kesaj zone. Testime te shpeshta ka kryer ne zonen e Dumrese edhe nje kompanie kanadeze. Zona e Dumrese eshte naftembajtese pasi ne 2-3 fshatra te kesaj zone ka me shume se 40 vjet qe nxirret nafte.