Kthehet nga emigrimi takon hajdutin te parin
Nje 50-vjecar nga fshati Mbroje i Korces i cili prej disa kohesh kishte qene ne emigrim ne Greqi diten e djeshme eshte kthyer ne banesen e tij por brenda shtepise e ka gjetur nje surprize. 50-vjecari me iniciale L. R. ka shkuar ne polici per te denoncuar mysafirin e paftuar pasi ne momentin kur eshte kthyer nga Greqia dhe ka hyre ne banesen e tij ka konstatuar se nje person i huaj kishte dale nga banesa ne momentin e hyrjes se tij ndersa ne duar mbante disa sende qe kishte marre brenda saj. Menjehere pas denoncimit nga ana e uniformave blu eshte bere i mundur identifikimi i autorit 21-vjecari Arjan K. dhe po punohet per kapjen e tij.