E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet me silenciator 35-vjecari

Viktima 35-vjecari Gentian Zguri ka qene i denuar ne shtetin italian per trafik te lendeve narkotike

Nje 35-vjecar eshte ekzekutuar me arme zjarri me silenciator mesditen e djeshme ne qytetin e Durresit. Ngjarja e rende ka ndodhur ne lagjen numer 4 prane godines se Tatim-Taksave te qytetit bregdetar ndersa viktima eshte Gentian Zguri nga Tirana punonjes i nje kompanie private per ashensore dhe shkalle levizese si dhe pronari i nje lokali ne Tirane. Nderkohe mesohet se forcat e policise kane shkuar menjehere ne vendngjarje dhe kane nisur hetimet per zbardhjen e plote te vrasjes. Sipas hetimeve paraprake nga pershkrimi i deshmitareve autori eshte nje i vetem dhe dyshohet te jete mashkull i moshes rreth 30 vjec. Ende nuk eshte identifikuar personi qe kreu ekzekutimin i cili u zhduk menjehere pas krimit. Ekspertet e kriminalistikes thane se plaga ne koke e shkaktuar vetem nga nje plumb ka qene vdekjeprurese per 35-vjecarin i cili ka nderruar jete ne vendngjarje. Referuar te dhenave paraprake te vendngjarjes mesohet se autori ka qelluar nga nje distance e afert dhe me pas eshte larguar me shpejtesi. Pista kryesore mbi te cilen po heton policia eshte ajo e hakmarrjes pasi viktima njihet si person me precedent penal ne Itali. 35-vjecari kohe me pare eshte denuar nga shteti italian per trafik te lendeve narkotike.

Ngjarja

Ekzekutimi i 35-vjecarit ndodhi prane godines se Tatim-Taksave te qytetit bregdetar. Viktima quhet Gentian Zguri dhe eshte nga Tirana. Zguri punonte tek nje servis ashensoresh ne Durres prej disa kohesh. Autori i vrasjes i ka zene prite ne rrugicen kundrejt deges se Tatim-Taksave e ka ndaluar ka debatuar me te dhe me pas e ka qelluar disa here ku ai ka gjetur edhe vdekjen. Ngjarja ka tronditur banoret e pallateve dhe shtepive te banimit rreth vendit te ngjarjes ndersa mesohet se ne momentin e krimit ka pasur edhe disa femije qe luanin me top ne sheshin para pallatit 11-katesh qe po ndertohet. Viktima Gentian Zguri ishte duke ecur ne kembe bashke me nje te njohurin e tij dhe mendohet se autori i vrasjes e ka gjurmuar ate dhe ka ruajtur rastin kur ai dhe miku tij kane hyre ne rrugicen qorre pas deges se Tatim-Taksave ku edhe kishte parkuar makinen e tij. Nderkohe mesohet se forcat e policise kane shkuar menjehere ne vendngjarje dhe kane nisur hetimet per zbardhjen e plote te vrasjes. Nga hetimet e para rezulton se autori i vrasjes makabre ka perdorur arme gjahu tip Shotgan per te kryer krimin e tij.

Raporti paraprak i policise

Sipas deshmive qe policia ka arritur te mbledhe ne vendin ku ka ndodhur krimi mesohet se 35-vjecari eshte qelluar nga nje person i vetem ne momentin qe viktima kishte parkuar automjetin e tij tip Volksvagen me targa AA 672 AB.

Policia e Durresit sqaron se viktima njihej si person me precedent kriminal pasi kohe me pare eshte denuar nga shteti italian per trafikim te lendeve narkotike

Te njejtat burime pohojne se ekzekutimi i 35-vjecarit ka qene i mirorganizuar dhe se mendohet te kete lidhje me aktivitetin e tij kriminal ku gjithcka ka ndodhur per hakmarrje.

Menjehere pas ngjarjes policia ka ngritur postblloqe te shumta ne akset kryesore te qytetit te Durresit ndersa aksi ne te cilen ka ndodhur ngjarja eshte bllokuar per qarkullimin me qellim mbledhjen e te gjitha provave te mundshme ne vendngjarje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›