E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dunga: Nuk shqetësohem nga kritikat e mediave

Trajneri i Brazilit, Carlos Dunga, vazhdon ta lë jashtë përfaqësueses sulmuesin e Milanit, Ronaldinjo, përkundër formës së tij të jashtëzakonshme me Kuqezinjtë.
Mospërfshirja e Dinjos ka shkaktuar reagim nga mediat, mirëpo Dunga thotë se nuk shqetësohet për këto kritika.
"Mendoj se është normale që mospërfshirja e Ronaldinjos shkakton pakënaqësi, sepse lojtarët që mungojnë gjithmonë janë më të mirë. Të gjithë duan të flasin për ata që nuk janë pjesë e përfaqësueses".
"Asgjë nga këto nuk është e re në prag të Kampionatit Botëror. Pyetjet dhe përgjigjet vazhdojnë të jenë të njëjta. Presioni mbi trajnerin e Selecaos është gjithmonë i madh. Gjithkush dhe të gjitha gazetat dëshirojnë të imponojnë lojtarët e tyre, por unë do të vazhdoj në mënyrën time", ka thënë Dunga për faqen zyrtare të FIFA-s.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›