Kina propozon pasardhësin e Dalai Lamës
Panchen Lama, i zgjedhur nga Pekini si përfaqësuesi numër 2 i budizmit në krahinën e Tibetit, është emëruar anëtar i Asemblesë Konsultative. 20-vjeçari Gyaltsen Norbu shihet nga qeveria kineze si pasardhësi më i mundshëm i liderit shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama. Lideri 75 vjeçar jeton në azil në Indi dhe sjelljet e tij janë kritikuar ashpër nga Kina që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga krahina e Tibetit.
Zgjedhja e Norbu që në vititn 1995 është kundërshtuar hapur nga disidentet tibetiane, të cilët nuk dëshirojnë një lider të komanduar nga Pekini.
Zgjedhja e Norbu që në vititn 1995 është kundërshtuar hapur nga disidentet tibetiane, të cilët nuk dëshirojnë një lider të komanduar nga Pekini.