E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmeti në Kili, arrin në 708 numri i viktimave

Arrin në 708 numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti 8.8 ballë i shkallës Rihter.
Presidentja e Kilit Mishel Bakelet bëri thirrje për ndihma ndërkombëtare dhe urdhëroi ushtrinë të vihet në ndihmë të policisë për të ndaluar grabitjet dhe vjedhjet.
Njoftohet se rreth 1.5 milionë shtëpi janë dëmtuar, ndërsa bilanci financiar mendohet të jetë me dhjetëra miliarda dollar.
Shifrat e para të shpallura pas tërmetit vënë në dukje se numri i të vdekurve do të jetë shumë herë më i vogël se sa ai në Haiti, kjo për arsye se pas tërmetit të vitit 1960 i cili pothuajse e rrafshoi Kilin me token, qeveria mori masa serioze në ndërtimin e banesave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›