E Diel, 1 Nëntor 2026

Pandev mëson nga Sneijder

Sulmuesi i Interit, Goran Pandev shënoi golin e tij të parë në derbin e qytetit kundër Milanit, në fitoren 2-0 të dielën në Giuseppe Meazza.

Ish ylli i Lazios realizoi në mënyrë të shkëlqyeshme nga goditja e lirë por ka shpjeguar se bashkëlojtari Wesley Sneijder është shembulli i tij për ekzekutimin e ndërprerjeve.

“Nuk kam shënuar shumë gola nga goditjet e lira por mund të mësoj nga Wesley. Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe jo vetëm për goditjet e lira” tha Pandev.

Me fitoren ndaj Milanit, Inter krijoi epërsi prej nëntë pikëve ndaj rivalit të qytetit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›