Duro Bosnja nuk na tremb
Klodian Duro thekson se Shqiperia nuk eshte e trembur nga Bosnje-Hercegovina perpara sfides se 8 tetorit ne Qemal Stafa. Mesfushori deklaron se kuqezinjte duhet te vazhdojne ecurine pozitive ndersa thekson se perfaqesuesja duhet te shfrytezoje faktorin fushe.
Cfare impakti paten problemet shendetesore te trajnerit Kuzhe ne Kombetare
Eumlshte vertet per te ardhur keq sepse kjo ndodhi ne menyre te papritur mbi te gjitha ne nje moment kur ecuria e skuadres ishte mjaft pozitive. Por ne radhe te pare jemi te interesuar per shendetin e trajnerit tone shpresojme qe ti rikthehet jetes profesionale. Urojme qe sa me shpejt te behet mire per veten dhe per familjen e tij. Ne do te japim maksimumin qe cdo gje te shkoje sa me mire te jemi te perqendruar deri ne diten e premte kur do te luajme me Bosnjen e cila eshte sfida kryesore e ketij grumbullimi.
Bosnja eshte nje kundershtar mjaft i forte mbi te gjitha ne fazen ofensivehellip
Perpara se te mendojme per Bosnjen duhet te perqendrohemi te ekipi jone. I kemi nisur mire kualifikueset dhe duhet te vazhdojme ne kete rruge edhe kunder Bosnjes. Kundershtaret kane ne ekipin e tyre lojtare te cilet kane peshe ne skuadrat ku luajne. Megjithate kjo nuk na tremb sepse ne kemi ditur te luajme mire e te marrim rezultate pozitive edhe kunder ekipeve te medha ne te kaluaren.
A do te hyje Shqiperia ne fushe vetem per fitore
Ne do te futemi ne fushe te bejme lojen tone. Ne futboll te tre rezultatet jane te mundshme. Luajme ne shtepi dhe nuk duhet te gabojme do te japim maksimumin dhe nese na jepet mundesia do te fitojme. Natyrisht qe objektivi kryesor eshte te mos pesojme humbje ne kete ndeshje qe te vazhdojme ecurine ne grup. Sic e shihni edhe ju si Franca ashtu dhe Rumania kane lene pike. Te gjitha ndeshjet duhet ti marrim nje nga nje dhe do te jemi ne rrugen e duhur.
Ne vend te trajnerit Kuzhe ne stol do te qendroje Mustedanagichellip
Me Xhemon si edhe me Kuzhene ne jemi pershtatur mire. Ai ka nje karriere te gjate. Ka nje emer per tu respektuar ne Ballkan dhe Europe. Te gjithe djemte e ekipit jane te kenaqur dhe ndihen mire me te. Gjate ketyre dy diteve te grumbullimit mungesa e Kuzhese nuk eshte ndier shume pasi gjithcka vazhdon si gjithmone me Xhemon. Puna jone eshte qe te bejme nje ndeshje te mire. E mira ishte qe te fitojme per momentin qe po kalojme. I gjithe populli shqiptar do te ndihej mire nese fitojme me Bosnjen mbi te gjitha edhe per faktin se trajneri yne ndodhet ne spital.
A ka ardhur momenti qe ta hedhim hapin e madh Cfare duhet te beje Kombetarja me teper
Cdo ndeshje ka vecorite e saj. Ne keto momente nuk duhet te bejme asgje me teper por te vazhdojme me ate harmoni dhe kolektivitet qe eshte krijuar. Kemi arritur te bashkohemi me njeri-tjetrin si futbollistet ashtu edhe stafi. Ne kete ndeshje duhet te jemi te qete dhe te bejme ate qe dime te bejme me mire. Sigurisht qe ne nje ndeshje futbolli nevojitet edhe fat. Duke u shtuar te gjitha ketyre edhe mbeshtetjen e tifozeve tane besoj se do te arrijme te marrim maksimumin.
Ne Rumani keni luajtur ne krahun e djathte ndersa me Luksemburgun kur kerkohej loje sulmuese u aktivizuat ne qender. Ku e shikoni veten ne kete ndeshje
Do te jap maksimumin tim pavaresisht rolit ku do te luaj. Cdo lojtar i Kombetares eshte i nderuar qe vesh kete fanelle dhe duhet te jape maksimumin.