Klodian Duro Bosnja nuk na trembMesfushori Ne luajme ne shtepi dhe nuk duhet te gabojme Publikoje ne rrjetet sociale

Mesfushori me pervoje i Kombetares Klodian Duro shprehu keqardhjen e tij per trajnerin Josip Kuzhe te shtruar ne spital per shkak te nje hemorragjie cerebrale. Lojtari i Lask Linzit ne kampionatin austriak uroi qe kroati ti rikthehet sa me shpejt jetes profesionale.
BOSNJA
Bosnja eshte nje ekip i mire por kjo nuk na tremb sepse ne kemi ditur te luajme mire edhe kunder ekipeve te medha edhe ne te kaluaren dhe te marrim rezultate te mira - tha Duro gjate konferences se tij per shtyp ku ndodheshin edhe Ervin Bulku dhe Jahmir Hyka.
KUZHE
Mesazhi per Kuzhene Eshte me te vertete per te ardhur keq sepse vjen ai moment i papritur per neve si ekip per vet ecurine tone ne keto eliminatore. Ne radhe te pare jemi te interesuar per shendeti e trajnerit tone shpresojme qe ti rikthehet jetes profesionale. Urojme qe ai sa me shpejt te jete i gatshem per veten dhe per familjen e tij. Mustedanagic Me Xhemon si edhe me Kuzhene ne jemi pershtatur mire. Ai ka nje karriere te gjate. Ka nje emer per tu respektuar ne Ballkan dhe Europe. Te gjithe djemte e ekipit jane te kenaqur dhe ndihen mire me te. I gjithe populli shqiptar do te ndihesh mire nese fitojme me Bosnjen pikerisht edhe pse trajneri jone ndodhet ne spital
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure 06 Tetor 2010