E Shtunë, 31 Tetor 2026

Secilit karrigen e vet

Perkunder csugjerojne bookmakers-at nderrimi i vrullshem i fanellave qe po ndodh keto dite mes lojtareve ne dy kampet e politikes ne Shqiperi ka mberritur ne finale. Ndeshja e realizoi qellimin e saj dhe ska me ndonje shans real qe te vazhdoje ne kohen shtese. Kush kishte per te marre leksione i mori kush thjesht kishte deshire te demonstronte muskulaturen e demonstroi.

PS PD dhe LSI qarkulluan lojtaret i shenuan secila njera-tjetres nga nje gol dhe ajo cka rezulton tani ne tabelen perfundimtare eshte nje pikavarazh aritmetikisht identik me ate qe kishim ne fillim. Situata iu rikthye gjendjes se meparshme pasi ofensiva e PS-se u zmbraps pas nje kundersulmi me te njejten monedhe nga ana e mazhorances. Kjo e fundit me shume gjase do tia kurseje vetes bezdine e vazhdimit te avazit me shume per arsye strategjike sesa per mungese mundesie apo epshi. Per kete arsye kampionati mund te deklarohet formalisht i mbyllur.

Por kjo loje ne dukje e thjeshte e drejte dhe e barabarte pati edhe te humburit e vet. Nga gjithe kjo histori socialistet ata qe predikojne nje moral dhe nje alternative me te mire perballe pikturimit te kundershtareve si nje cete banditesh ishin ata qe dolen me te diskredituarit. Edhe pse numrat ne Kuvend sugjerojne se numerikisht ata jane po aq sa cishin ne fillim te censusit. Kjo i ngjan konstatimit tragjikomik te nje statisticieni shqiptar te vitit 1990 ne kulmin e eksodit te desperados-ve vendas drejt Italise Para nje viti ishim 3 milione banore. Sivjet jemi 1 milion me pak por si kilograme jemi po aq sa vjet. Sipas nje logjike te ngjashme humbjet e se majtes nga spekulimet e fundit ne bursen e deputeteve jane mbi te gjitha nje disfate cilesie dhe imazhi.

Ironikisht PS vazhdon te kete po aq popullsi parlamentare sa kishte ne fillim te kesaj Vaterloje vetevrasese. Por e gjithe retorika opozitare si dhe perpjekja per ta shitur permbajtjen e saj si cilesisht siperore ndaj rropullive qe thuhet se permban plenci i pushtetit perfunduan me nje levizje te vetme feminore drejt e ne kosh te plehrave. Dhe pavaresisht mundimeve te punditeve te pavarur per tu dhene ndonje parfumim disi me higjienik socialisteve e per ti vecuar ata nga kuterbimi i kalbjes morale teresore te klases politike hundet e shqiptareve te mesuara nder beteja me aroma kufomash politike jane ne gjendje ta nuhasin se si njera kadaver sdallon aspak nga tjetra. Korpusi yne politik eshte dekompozuar i teri si grup sepse po ne grup ai ka kullotur ne grazhdin e helmatisur te degjenerimit. Parodia me tre akte e merkatos se deputeteve eshte nje tjeter prove publike per kete.

Perfundimi qe mund te nxirret nga gjithe kjo aventure e turpshme per te cilen sot lidershipi socialist ska me as kuraje e as goje te flase eshte se dallimi midis te djathtes dhe te majtes ketu te ne mjerisht eshte thjesht teatral. Njerezit e ndjejne kete. Neveritja eshte e pergjithshme. Mjedisi ku gjallon ideja trans-socialiste e versionit te Rames eshte i tille qe ne te eshte i mirepritur dhe mund te notoje per bukuri si ne elementin e vet cdo peshk qe arratiset nga akuariumi i Berishes. Ujerat politike jane po aq te zeza ne te dyja anet dhe fauna qe vegjeton andej dhe kendej kesaj ene bashkuese eshte e njejte. Kete ska me asnje lloj mashtrimi qe mund ta mbuloje.

Organizatat politike dalin keshtu para syve te publikut krejt lakuriq. Ashtu sic jane ne te vertete. Nje faliment politik. Por ama nje projekt i suksesshem shoqatash joqeveritare te cilat vertet nuk denjojne te perfaqesojne vullnetin e popullit por qe u eshte lejuar me ligj te aplikojne cdo kater vjet me stafet e tyre per te marre ne dorezim parate qe i mblidhen popullit me taksa. Qe me pretekstin e ndertimit te atdheut ua japin keto para atyre kompanive qe u lyejne atyre rroten. Dhe qe kur duan te vene gjoba 20 perqindeshe ose te bejne biznese akulloresh me ortake puljeze ia lidhin duart Kushtetutes dhe aparateve publike te ruajtjes se rendit dhe drejtesise permes nje rrjete legjislacioni dhe rregullash loje qe e thurin dhe e shthurin po vete.

Keto shoqata joqeveritare te maskuara si shprehese te vullnetit popullor banohen nga e njejta gjini hajdutesh dhe matrapazesh. Lufta e tyre politike eshte thjesht grindje per territore ashtu si dikur banda e Pese dyqaneve kacafytej me ate te Cobeneve ne netet e thikave neper basifondet e viteve lsquo80.

Ne kete peizazh te pergjithshem degradimi ngjyre gri bandat politike kane rafinuar edhe ato metodat e veta te dominimit duke u specializuar ne menyren se si i zgjidhin punet e tyre. Ato ushtrojne forca terheqese ndaj te ngjashmeve ne karakter interesa dhe aspirata. Kesisoj edhe qarkullimi i anetareve te tyre nga nje celule ne tjetren eshte thjesht rigjetje e vetvetes brenda sojit te te njejteve.

Po ta shikojme ne kete kontekst ajo qe ndodhi me levizjen e deputeteve nga nje grup parlamentar ne tjetrin gjate ketyre dy javeve te fundit merr kuptim. Drejt Partise Demokratike u afrua nje pragmatist i akullt i pergatitur ne shkollen e pashpirt anti-sociale te neoliberalizmit amerikan. Te Partia Socialiste gjeti strehe nje biznesmen pa ndonje sterhollim politik por me pervoje te gjate ne disiplinat ekzibicioniste te sporteve te renda dhe forcave speciale. Ndersa drejt LSI-se thuhet se do te perfundoje nje dishepull i shkolles se vjeter nanoiste te batutes dhe konjuktures. Gjerat shkuan ne vendin e vet natyral njelloj si te ishin ulese te rezervuara mysafiresh ne ndonje darke private ne Durres. Gjithcka duket per mrekulli.

Mungon vetem nje detaj. Te vetmit qe ngjajne se sjane aspak rehat ne uleset e tyre jane lideret e bandave me falni partive politike qe kontrollojne sot punet ne kete vend. Nuk do te perbente me asnje cudi madje perkundrazi do te sherbente si nje motiv i mire per tu tjerre neper debate shqiptaresh sikur edhe ata vete ti kepusnin ndonje xhirim te shpejte karrigeve te tyre. Pak a shume si ajo loja qe luanim kur ishim femije. Te gjithe vrapojne me ritmin e muzikes rrotull tri karrigeve te vendosura ne forme rrethore. Kur muzika ndalon kush te mundet ulet ku te mundet sepse helbete karriget jane identike. Si rregull me i ngatheti mbetet ne kembe dhe largohet nga loja. Sepse karrige ka gjithmone nje me pak se pjesemarres ne loje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›