Duro Bosnja skuader e forte por ne do ti shfrytezojme rastet
Mesfushori i transferuar ne kampionatin austriak te futbollit me uniformen e Lask Linzit Klodian Duro po perjeton nje nga momentet e mira te karrieres se tij. Ka shenuar nje triplete ne ndeshjen e kupes ne diten e debutimit me skuadren e tij te re po ashtu ka lene firmen e tij edhe ne ndeshjen e fundit te kampionatit vendas. Nga trajneri Helmut Kraft konsiderohet si nje blerje shume e rendesishme per Laskun ne kete sezon edhe pse erdhi ne oret e fundit te merkatos. Por vete Duro pasi ka lene pas emocionet e fillimit te tij ne kampionatin austriak te futbollit ka nisur te mendoje per Kombetaren e tij e cila ne javen e dyte te tetorit do te kete dy ndeshje te rendesishme ne kuader te eliminatoreve te Euro 2012. Mesfushori kuqezi eshte shprehur dje ne lidhje me ndeshjen e 8 tetorit kunder Bosnje-Hercegovines te cilen e konsideron fondamentale per ecurine e perfaqesues sone ne keto eliminatore. Bosnja eshte ekip i forte. Nuk diskutohet. Ka shume kualitete sidomos ne fazen ofensive. Ne duhet te jemi te kujdesshem dhe duhet te mbrohemi mire. Me pas duhet te kemi edhe fat sepse e dime qe nuk do te kemi shume rast por duhet ti shfrytezojme ato momente. Ne fushen tone ne pergjithesisht luajme mire. Shpresoj te ky fakt nenvizoi ai. Duro ka luajtur dy role te ndryshme ne dy ndeshjet e para me kuqezinjte ne Rumani ai luajti ne te djathte me shume detyra mbrojtese ndersa me Luksemburgun si organizator. Megjithate per te nuk ka shume rendesi pozicioni ku luan ne krahasim me deshiren e madhe per ti dhene ndihmen e tij Kombetares shqiptare nga cilido rol qe trajneri Kuzhe do ti jape. Mesfushori aktual i Lask Linz ka folur edhe per dallimin ndermjet kampionatit qipriot dhe atij austriak. Kampionatin dhe gjuhen e njihja. Trajnerin dhe kapitenin gjithashtu i njihja. Ndryshimet jane te medha. Me shume ne mentalitet. Ne Austri ndeshjet jane mjaft te veshtira. Ne Qipro mund te fitosh cdo ndeshje kunder skuadrave te dobeta dhe kampionati luhet ne ndeshjet direkte mes ekipeve te medha. Ne Austri eshte ndryshe. Kushdo mund te fitoje me kedo. Austria eshte kampionat i ekuilibruar perfundoi Duro.