E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenoi largimin e Himares ne Greqi Ruci pezullohet nje vit

Disiplinori ndeshkim shembullor per zv.trajnerin e skuadres se Kategorise II

Deklaratat me sfond politik por edhe sjellja antisportive qe ka shfaqur gjate ndeshjes Permeti-Himara e vlefshme per javen e dyte te Grupit B ne Kategorine II i kane kushtuar shtrenjte Vasil Rucit. Zv.trajneri i skuadres pozicion te cilin e mban de jure por qe njekohesisht de fakto njihet edhe si drejtori teknik i himarjoteve eshte pezulluar me nje vit nga te gjitha aktivitetet futbollistike prej Komisionit te Disiplines prane FSHF-se. Ne denimin e dhene nga organi i FSHF-se te pakten sipas versionit zyrtar Ruci eshte penalizuar per shkak te ofendimeve ndaj zyrtareve dhe sepse nxiti Himaren te braktiste ndeshjen. Zv.trajneri i Himares Vasil Ruci per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes dhe nxitje te ekipit per te braktisur fushen e lojes denohet me dymbedhjete muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobitet me 200 mije leke te reja theksohej ne vendimin e Disiplinorit.

Megjithate ne masen ndeshkimore ndaj ish-sulmuesit te famshem te Flamurtarit te viteve 80 kane ndikuar edhe deklaratat me sfond politik. Menjehere pas humbjes 4-3 te Himares ku miqte kane pasur pretendime per arbitrimin tendencioz Ruci u shfaq perpara mediave duke kercenuar se nese skuadres se tij nuk do ti garantohet drejtesia ne fushe atehere Himara do te luaje ne kampionatet e Greqise. Zv.trajneri kishte deklaruar Federata duhet te reagoje. Eumlshte e turpshme qe ndaj nesh sillen ne kete menyre ndersa kemi edhe tre lojtare me demtime ne koke. Nese FSHF-ja nuk do te marre masa skuadra jone do te protestoje perpara zyrave te ketij institucioni ndersa mund tju them se kjo do te sjelle serish bllokimin e rruges. Federata duhet te jete e sinqerte dhe te thote nese deshiron qe Himara te vazhdoje te luaje ne kampionatin shqiptar ne te kundert do te shkojme te luajme ne Greqi. Ruci nga ana e tij ka bere te ditur se deklarata eshte keqinterpretuar gjithsesi per keto fjale ai rrezikonte te ndeshkohej edhe me rende per shkak te masave kunder racizmit. Me 12 muaj pezullim dhe 100 mije leke gjobe eshte ndeshkuar edhe lojtari i Himares Jakob Apouari i cili ka goditur arbitrin.

Nje tjeter vendim i Disiplines ishte gjobitja e Shkumbinit. Gjate ndeshjes se te henes me Besen tifozet vendas kane hedhur sende te forta ne fushe kunder xhaketave te zeza. Por duke qene se pas ngjarjes loja mund te vazhdonte klubi peqinas do te paguaje 300 mije leke te reja. Masat vazhdonin me Tepelenen dhe Delvinen te cilat nuk jane paraqitur ne ndeshjet e turit te pare te Kupes se Shqiperise. Keto skuadra kane humbur ne tavoline me rezultatin 3-0 nuk do te lejohen te marrin pjese ne kete aktivitet gjate edicionit te ardhshem dhe jane gjobitur me 200 mije leke secila.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›