Perkedheljet e nenes e bejne femijen me te forte kur rritet
Dashuria e nenes eshte nje arme shume e rendesishme per tu rritur te shendetshem dhe per te perballuar tensionet e perditshme per te pasur me shume siguri ne vetvete per te qene me pak te depresionuar dhe armiqesore. Lidhja e dashurise fillon qe ne bark te nenes. Por kujdes mos adaptoni nje stil te gabuar jetese sepse kjo mund tju shkaterroje gjithcka
Tension ankth nevrikosje ndryshime te humorit. Te gjithe keta elemente permblidhen me nje fjale te vetme stres. Sot stresi eshte nje nga problemet paresore qe prek shtate ne dhjete persona. Ky te pakten eshte perfundimi i nje studimi te fundit te universitetit La Sapienza te Romes kunder stresit. Prej kohesh shkenca po ben qindra studime per te kuptuar se cila eshte menyra me e mire per ta luftuar kete fenomen. Finnish forest research institute of Metla ne Finlande thekson se stresi luftohet me nje shetitje ne fshat ose mal. Mos u cudisni. Merita eshte e ambientit te gjelber i vetmi qe eshte ne gjendje te ule tensionin te rregulloje humorin te reduktoje inatin dhe agresivitetin duke i bere njerezit me te lumtur. Efektet pozitive ndikojne edhe ne sistemin imunitar rritet sasia dhe aktiviteti i qelizave te ashtuquajtura natural killer pra qelizat qe jane te afta te vrasin qelizat kanceroze pa llogaritur pastaj te mirat ndaj zemres dhe muskujve.
Nje studim i ri i publikuar te Journal of Epidemiology and Community Health i eshte rikthyer edhe nje here temes se stresit duke perfshire ne kete mes edhe nenat. Sipas studiuesve aftesia per ti rezistuar stresit ne moshe te madhe eshte e lidhur ngushte me sasine e dashurise qe nje individ merr ne muajt e pare te jetes. Me fjale te tjera perkedheljet jane nje arme shume e rendesishme mbrojtjeje ne menyre qe kur te rritemi te jemi te afte tu rezistojme tensioneve te perditshme per te pasur me shume siguri ne vetvete dhe per te qene me pak te depresionuar dhe armiqesore.
Per te arritur te keto perfundime nje studiuese nga universiteti Duke ne Karolinen e Veriut ka perzgjedhur 482 foshnja dhe i ka ndjekur gjate rritjes deri sa kane mbushur 34 vjec. Psikologet kane percaktuar shkallen e dashurise amesore kur femija ishte vetem tete muajsh. Pas disa vitesh me po ata pyetesore maten nivelin e shendetit psikologjik te ketyre femijeve tashme te rritur. Nga studimi u vu re se femijet qe kane marre me shume perkedhelje nga nenat kur kane qene te vegjel jane bere adulte te forte te afte per te perballuar stresin e perditshem. Keta persona shfaqnin nivele te ankthit shtate here me pak se bashkemoshataret e tyre nenat e te cileve nuk u kishin falur aq shume dashuri. Pra dashuria e nenes eshte nje burim jetesor per tu rritur te forte dhe per ta perballuar jeten.
Nje marredhenie e mire me nenen eshte shume e rendesishme per rritjen e nje femije te shendetshem mjafton qe lidhja te filloje kur foshnja eshte ende ne bark. Nje sjellje e embel dhe miqesore e ben femijen me pak te ndjeshem e forcon dhe e cliron nga ankthi qe shpesh here shkakton stres pohon nje psikiatre.
Ne kete rast i jepet te drejte epigjenetikes jo te gjitha karakteret e trasheguara nga prinderit varen nga ADN-ja. Per kete arsye eshte e rendesishme qe periudha e shtatzenise te kalohet ne qetesi dhe lumturi. Efektet e dobishme te femija nuk perfshijne vetem shendetin psikologjik por edhe ate fizik. Disa studime te koheve te fundit sugjerojne se nje marredhenie e mire me prinderit gjate muajve te pare te jetes e mbron femijen nga diabeti dhe alergjite thote psikiatrja.
Duhet theksuar se perkedheljet e nenes duhet te jene te vazhdueshme jo vetem kur femija rritet. Sot marrim mijera stimuj prandaj jemi edhe me te dobet ndaj abuzimeve duhanit alkoolit ushqehemi keq vuajme nga pagjumesia. Te gjithe keta faktore ndikojne ne stresimin e trupit. Keshtu nje nene qe i eshte perkushtuar me mish e me shpirt foshnjes se saj mund ta fitoje lehtesisht kete beteje shton psikiatrja.
Sinjalet e nje femije jo te lumtur jane te dukshme femija eshte i lodhur i heshtur nuk ha shume nuk perfshihet ne menyre spontane ne loje me femijet e tjere nuk luan nuk pyet nuk qesh flet shume pak. Nese keni nje femije te turpshem ose te mbyllur qe nuk qesh ose ndervepron shume kjo nuk do te thote qe ai nuk eshte i lumtur. Te qenit i turpshem eshte ndryshe nga te qenit i merzitur por duhet shume kujdes per ti dalluar keto sinjale. Duhet te jeni te vemendshem per te dalluar ndryshimet madhore ne sjelljen e tij. Kur femija izolohet ose eshte i frikesuar kjo mund te jete nje shenje qe ai ka probleme dhe ju duhet ti kushtoni vemendje.
Studiuesit kane identifikuar nente sinjale te lindura qe femijet perdorin per te komunikuar ndjesite e tyre. Prinderit mund ti kuptojne lehte keto sinjale. Sinjalet negative qe shfaqen te nje femije jo i lumtur jane stresi zemerimi dhe frika. Shumica e prinderve e kuptojne se nje femije qe merzitet lehtesisht dhe eshte i frikesuar nuk eshte i lumtur por kerkimet me te fundit shprehen se shumica e prinderve nuk e kuptojne se nje femije i zemeruar eshte duke shprehur trishtim. Pavaresisht moshes zemerimi eshte thjesht nje shfaqje e dukshme e stresit.
Cdo femije ka nje menyre per te treguar se po kalon nje periudhe te veshtire. Shume femije mund te shfaqin kapitje ose shperthime te castit ndersa te tjeret mund te behen te ngjitshem.