Duro, nxënësi i Bariçit mund kroatin DaliçDuro, një konsulent i Hans Peter Brigelit dhe ndihmës i Oto Bariçit, pohoi se ai është i bindur për vlerat e skuadrës që drejton. “E kam thënë, është grupi, është organika. Me këtë skuadër unë ndihem sh

“Ishte fitorja e radhës, por e rëndësishme është që fituam ndaj ekipit kampion”. Shpëtim Duro, trajneri i Partizanit, nuk e fshehu kënaqësinë pas 9 pikëve të marra rresht, pikërisht në krizën financiare të “demave”, ku pa dyshim “qershia mbi tortë” është fitorja ndaj Dinamos, një skuadër që kohët e fundit konsiderohet shumëmilionere.
NXËNËSI I BARIÇIT- Është ai në të vërtetë “match winner” (fituesi i ndeshjes), falë strategjisë së tij taktike, duke dëshmuar se vitet pranë Oto Bariçit, i dhanë përvojën e madhe për të fituar ndaj një kroati më të “vockël” se Oto “Maksimale”, trajnerit të Dinamos e të Kroacisë U-21, Zlatko Daliçit. Një fitore e madhe për Duron.
JO FESTË - Gjithsesi, Partizani, që për momentin ndodhet në vendin e 10-të, në zonën “Play-out”, e presin “finale” të tjera. “Jemi përsëri në pozicion të vështirë, - theksoi Duro, - ne duhet të vazhdojmë punën. Ne do të festojmë vetëm në ditën e fundit të kampionatit, nëse do të shpëtojmë”.
NDIHEM SHKËLQYESHËM - Duro, një konsulent i Hans Peter Brigelit dhe ndihmës i Oto Bariçit, pohoi se ai është i bindur për vlerat e skuadrës që drejton. “E kam thënë, është grupi, është organika. Me këtë skuadër unë ndihem shkëlqyeshëm. Kemi punuar me seriozitet”, - tha Duro, i cili pasoi Hasan Likën në bankinën e kuqe.
NUK KA DIFERENCA – Vllaznia pas fitores me Besën vazhdon të kryesojë kampionatin, ndërkohë që në gjashtë skuadrat e renditura nga vendet 7-12 i ndajnë vetëm 7 pikë, kur duhen edhe 14 javë për t’u luajtur. “E kam përsëritur se në kampionatin tonë diferencat janë të vogla. Këtë duhet ta kuptojnë lojtarët, presidentët dhe të gjithë aktorët e futbollit. Ne kemi një skuadër të pa paguar për arsye financiare të përkohëshme”.
EFEKTI I BLERJEVE – Partizani gjatë merakos dimërore edhe psë në vështirësi financiare afroi katër lojtarë në merkaton dimërore: Engert Bakallin (nga Elbasani), Gentian Gjondedën (nga Teuta), Rezart Mahon (nga Kallamata, Greqi) dhe Begaj (nga Tirana). “Nëse do të kisha një organikë me të plotë në aspektin sulmues, gjërat do të flisnin më ndryshe. Nëse do të kisha një sulmues me eksperiencë me përvojë, skuadra do të ishte mjaft, mjaft e fortë”.
NJERIU-ASIST- Ish-lojtari i Elbasanit, Engert Bakalli, në dy ndeshjet e para të vitit 2009 është shndërruar në lojtarin-asist të Partizanit. Mesfushori i njohur ka dhënë asistent e golave të Ngjelës kundër Bylisit dhe Babamustës kundër Dinamos, gola me vlerë gjashtë pikë. “Lojtarët e ardhur, Begaj e Maho po japin kontributin e tyre, dhe pa dyshim me Gjondedën e Bakallin, të cilët anë vlera të njohura në futbollin tonë”, - tha Duro.
TIFOZËT E KUQ – Derbi Partizani-Dinamo edhe pse u ndoq nga një numër jo i konsiderueshëm tifozësh, ku mbizotëronin ata të Partizanit i dhuroi një atmosferë të bukur ndeshjes. “Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”, ishte një ndër banderolat e tifozëve të kuq, të cilët prej dy javësh dhurojnë shuma “cash” për skuadrën e tyre të zëmrës.
GJEST I MADH - “Është një gjest shumë human. Na dhanë dhe një javë më parë. Dua t’i falënderoj këta çuna për gjestin dhe ndihmën e tyre, edhe pse ajo është simbolike. Pati një efekt të jashtëzakonshëm emocional. Sigurisht, nuk janë të shumtë tifozët që na ndjekin në stadium, por gradualisht do të afrohen të gjithë, duke parë ngritjen e skuadrës. Megjithatë, ne jemi mësuar si me tifozë dhe pa ta, por ata janë një përkrahje e madhe e Partizanit”, - përfundoi trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro.
E Merkure, 04 Shkurt 2009