Superliga, Java 19. Rezultatet dhe renditjaPartizani vazhdoi serinë e fitoreve, e treta rresht, duke mposhtur të mërkurën Dinamon në “Qemal Stafa” me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Vllaznia pas

Partizani vazhdoi serinë e fitoreve, e treta rresht, duke mposhtur të mërkurën Dinamon në “Qemal Stafa” me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Golin e vetëm të takimit e shënoi Dritan Babamusta. Për Dinamon kjo ishte humbja e dytë rresht, pas asaj me Tiranën (2-4), çka provokoi edhe dorëheqjen e trajnerit Zlatko Daliç, por ende të pamiratuar nga presidenti blu, Besnik Sulaj.
Vllaznia pas dy humbjeve dhe dy ndeshjeve pa shënuar gol, shkarkoi gjithë inatin e mbledhur ndaj Besës (4-1), që nga ana e saj e përfundoi takimin me 9 lojtarë, pas ndëshkimi më karton të kuq të Mancakut (shënoi dhe golin e nderit për Besën) dhe Veliajt. Xhevair Sukaj, me tre golat e tij, ishte dhe ylli i ndeshjes. Golin tjetër për kryesuesit e kampionatit e realizoi Vioresin Sinani.
Lushnja mori tri pikë të çmuara ndaj Elbasanit (1-0) në takimin e luajtur pa shikues, por me një personazh “VIP” në tribunën e “Roza Haxhiut”, trajnerin e Kombëtares, Ari Han. Golin e vetëm të takimit e shënoi beratasi Klodian Arbri (38’).
Apolonia fitoi derbin me Bylisin (1-0), ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi blerja dimërore, Ferizoviç, në minutën e 49-të. Bylisi pas kësaj humbje ndodhet në vendin e fundit, me 17 pikë, po aq sa Lushnja, që nga ana e saj ka një golaverazh më të mirë. Apolonia është e pamundur në katër takimet e fundit në kampionat.
Flamurtari ndau nga një pikë me Teutën (1-1) në debutimin e trajnerit Eqerem Memushi. Të dy golat ishin thuajse “binjakë” për nga mënyra e ekzekutimit. Taulant Kuqi (18’) për Flamurtarin dhe Enkel Alikaj (40’) për Teutën realizuan nga goditja e lirë. Skuadra durrsake nga minuta e 55-të luajti me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Oert Kotjes.
Tirana-Shkumbini, takim që do të luhet ditën e enjte dhe që do të ndiqet edhe nga trajneri Ari Han mbyll, edhe ndeshjet e javës së 19-të.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA XIX
04.02.2009
Apolonia-Bylis 1-0
Lushnja-Elbasani 1-0
Vllaznia-Besa 4-1
Partizani-Dinamo 1-0
Flamurtari-Teuta 1-1
05.02.2009
Tirana-Shkumbini (Lulaj)
RENDITJA
1.Vllaznia 37
2.Tirana* 33
3.Dinamo 29
4.Besa 29
5.Shkumbini* 27
6.Teuta 25
7.Flamurtari 24
8.Apolonia 24
9.Elbasani 23
10.Partizani 19
11.Lushnja 17
12.Bylis 17
* Nje ndeshje me pak
E Merkure, 04 Shkurt 2009