Duron denoncon kryebashkiakun e Peqinit

Trajneri i Besës Shpëtim Duro ka denoncuar kreun e bashkisë së Peqinit Ilir Rrusha për dhunën që ka ushtruar ndaj tij. Vetë Duro, i cili synon të çojë në Kavajë për herë të dytë trofeu e Kupës së Shqipërisë, e konfirmoi zyrtarisht dhunën për televizionin "Ora News", duke deklaruar se do të bënte kallëzim penal ndaj kryebashkiakut Rrusha dhe ndihmësit të Përparim Daiut, Dervishi, ndërkohë që dëshmitar ishte edhe trajneri i njohur Edmond Gëzdari.
Ngjarja e rëndë ndodhi menjëherë pas eliminimit të Shkumbinit nga kavajasit në gjysmëfinalet e edicionit të 58-të të Kupës së Shqipërisë, ku Besa fitoi 1-0 në Peqin pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Kavajë.
Trajneri i Besës, Duro, u godit në sy në korridorin e dhomave të zhveshjes të fushës së Peqinit, duke rënë për disa minuta pa ndjenja.