E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo po organizon planin për të ndaluar Messin

Jose Mourinjo ka filluar të mendojë për sfidën ndaj Barcelonës, duke marrë menjëherë një laps, një letër dhe një DVD të Lionel Messit për të organizuar strategjinë e ndaljes së asit të Barcelonës. "Il Corriere dello Sport" njofton se strategu i Interit ka filluar të planifikojë mënyra të ndryshme për të ndaluar sulmuesin argjentinas kur klubet të takohen në gjysmëfinalen e parë më 20 prill në San Siro.
Krahas shikimit të DVD-ve të Messit me stafin e tij, Mourinjo ka dërguar anëtarë të stafit për të parë Messin në aksion ndaj Real Madridit në 'el Classico' të shtunën. Stafi i deleguar nga Mourinjo do të ndjek edhe ndeshjen e mesjavës që Barcelona e zhvillon kundër Deportivo La Corunas.
Më pas, Mourinjo do të udhëtojë personalisht për të parë derbin ndaj Espanyolit më 17 prill, vetëm tre ditë para se të zhvillohet gjysmëfinalja e parë.
Ai gjithashtu pritet të bëjë një plan mjaft të mirë që do t'ua shpjegojë mbrojtësve dhe mesfushorëve të tij. Walter Samuel, Esteban Cambiasso dhe Javier Zanetti do t'i nënshtrohen mësimeve shtesë se si ta ndalin bashkëkombësin e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›