E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës- Këputet ashensori, vdes 3-vjeçari e plagoset rëndë motra binjake

ambulance-okiDurrës- Një ngjarje e rëndë i ka marrë jetën një 3-vjeçari dhe ka plagosur rëndë motrën e tij.

Si pasojë e shkëputjes së ashensorit të një pallati të ri në qytetin e Durrësit, ka humbur jetën tragjikisht 3-vjeçari i quajtur O.Bekici, ndërsa është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e qytetit motra e tij binjake S.Bekici.

Policia ka konfirmuar se shkak për aksidentin tragjik është bërë shkëputja e kavove mbajtëse të ashensorit. Sipas tyre ngjarja është aksidentale.

Sipas të dhënave të para në vendngjarje, banorët kanë dëgjuar një zhurmë dhe kur janë afruar kanë parë fëmijët me plagë të rënda në trup.

Menjëherë ata i kanë çuar në spital për t’u dhënë ndihmën mjekësore, por njëri prej tyre kishte ndërruar jetë. Forca të shumta policie kanë mbërritur në lagjen numëri 1 të qytetit bregdetar ku dhe ndodhi ngjarja dhe nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›