E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, shkëputet ashensori,vdes një fëmijë, një i plagosur

DURRES- Një fëmijë rreth moshës 3 vjeç ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e rrëzimit të ashensorit të një pallati. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në lagjen numër 1 në qytetin e Durrësit.
 
Sipas policisë së qarkut të Durrësit këputja e kavove të ashensorit ka shkaktuar vdekjen e 3-vjeçarit me inicialet O. B, ndërsa është plagosur një vajzë rreth 3 vjeç me inicialet S.B.
 
Të dy të miturit po zbrisnin me ashensor nga kati i dytë i pallatit dhe sipas policisë mendohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
 
Blutë e Durrësit deklarojnë se ashensori u rrëzua si pasojë e këputjes së kavove mbajtëse.
 
Mësohet se vajza e plagosur është dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
 
Ndërkaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›