Durrës- Makina e drejtuar nga një adoleshent del nga rruga dhe përplas këmbësorin, i cili humb jetën në vendngjarje.

Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori ka ndodhur të shtunën pasdite në qytetin e Durrësit. Policia bën të ditur se rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
“16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.”, njofton policia.
/rtsh.al/