Durrës- Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga blutë e Durrësit.
Sipas informacioneve, 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”.
Sipas legjislacionit penal italian, kjo vepër parashikon dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.
“Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Operacionalja 52”.
Si rezultat, në qytetin e Durrësit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi F. B., alias B. B., 36 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/