E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës / Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal, policia nën hetim

Një sasi me lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në zonën e Fllakës në Durrës.

Nga burime policore, mësojmë se ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende autorët që kanë vendosur sasinë plasëse dhe nuk është ende e përcaktuar sasia që është përdorur.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›