Tiranë/ Goditet një “call center” , 4 shtetas në pranga, pronari në kërkim

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “INVESTING”.
Një tjetër call center mashtrues është goditur në Tiranë.
Policia ka hyrë në një ambient në Rrugën e Kavajës, të zbuluar nga Krimi Ekonomik, ku ka arrestuar 4 persona, të cilët i ka kapur në flagrancë.
Përmes platformës online, ata mashtronin qytetarë të vendeve të Bashkimit Europian për t’u marrë para.
Në bazën e ‘call center’-it janë gjetur dhe blloqet me emrat e klientëve të mashtruar. Skema e mashtrimit nuk funksiononte vetëm me bursat fiktive, por të arrestuarit i merrnin sërish klientët e mashtruar në telefon duke iu prezantuar si avokatë për t’i ndihmuar të rikuperonin shumat e humbura. Në këtë pikë i mashtronin sërish duke i marrë nga 5 mijë deri në 10 mijë euro.