Durrës, 100 mln lekëpër restaurimin e muzeut arkeologjik
DURRES - Muzeu arkeologjik i Durrësit do të restaurohet me një financim prej 100 milion lekësh nga qeveria shqiptare. Punimet parashikohet të përfundojnë në fillim të vitit 2012.
Drejtori i Drejtorisë rajonale të monumenteve, Ermion Arapi tha për ATSH-në se procedurat e tenderimit kanë përfunduar dhe në fillim të muajit prill do të përcaktohet edhe firma që do të realizojë punimet në muzeun më të pasur të vendit.
Sipas të njejtit burim, rikonstruksioni i muzeut arkeologjik do të përfshijë edhe objektet që ndodhen në oborrin e tij. Kapitelet, kolonat dhe objektet që janë depozituar në oborr do të vendosen sipas një projekti të përgatitur në Institutin e mbrojtjes së monumenteve. Përveç punimeve ndërtimore në godinën 3-katëshe me arkitekturë kubiste janë parashikuar edhe ndryshimet e mundshme në vendosjen e eksponateve të periudhës së antikitetit.
Vetëm në katin e parë të godinës ndodhen rreth 2100 objekte që i përkasin periudhës para themelimit të qytetit deri në shekullin e 4-rt pas erës sonë-tha Arapi.
Një nga objektivat kryesorë të projektit është krijimi i pavijonit të mesjetës në katin e dytë të godinës. Objektet që ndodhen në fondet e muzeut janë mjaft të rëndësishme për historinë e qytetit 3000-vjeçar, veçanërisht në periudhën e mesjetës së hershme dhe të mesme dhe ekspozimi i tyre parashikohet të shtojë interesimin e vizitorëve vendas dhe të huaj për qytetin antik.
Muzeu arkeologjik i Durrësit është përuruar në vitin 1953, ndërsa godina e re është hapur në vitin 2001.
(s.g/atsh/BalkanWeb)