E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS sot në protestë po manipulohen listat e zgjedhësve

TIRANE- Partia Socialiste ka paralajmëruar sot të zhvillojë një protestë pranë Ministrisë së Brendshme për listat e zgjedhësve të cilat ende nuk janë gati. Partia Socialiste jep alarmin për manipulimin me listat e zgjedhësve nga ana e qeverisë, nëpërmjet shtimit të emrave në Tiranë.

Anëtarja e kryesisë së PS-së, Lindita Nikolli deklaroi dje në një konferencë për shtyp se "përmes kontratave fiktive të qirasë, po shpërngulen banorë nga komuna dhe qytete të tjera dhe vazhdojnë të bëhen banorë të Tiranës, me pasojë votues në zgjedhjet e 8 majit, në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor.”

“Kjo është një tentativë e pastër e blerjes së votës. – vazhdoi më tej Nikolli- Për të ndaluar këtë proces antiligjor bëri thirrje ambasadori i OSBE-së, por asgjë nuk ka ndryshuar". Nikolli theksoi se nga dita e hënë, (sot) PS do të protestojë pranë DPAGJC, në pritje të përgjigjes ndaj kërkesës sonë ligjore për të mundësuar listën e përditësuar të votuesve deri më datë 8 mars.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›