E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunë në Këlcyrë, tifozi rreh shefin e Poliçanit

KËLCYRË- Duhet të ishte një ndeshje pa tifozë, por për çudi, pikërisht një tifoz ka hyrë në fushë dhe ka masakruar shefin e klubit Poliçani Vladimir Dashi. Ngjarja ka ndodhur sot në Këlcyrë, në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, mes vendasve dhe Poliçanit.

 Një person ka hyrë në fushë dhe ka goditur sekretarin e skuadrës mike, ndonëse në stadium normalisht nuk duhet të ishte asnjë person, pasi fusha ka qenë e dënuar. E vonshme edhe ndërhyrja e atyre pak policëve që ishin të pranishëm, të cilët nuk kanë mundur të frenojnë grushtat e tifozit. Por, asgjë nuk mbaroi këtu, pasi, pas ndeshjes, që mbaroi 5-0 për Këlcyrën, janë thyer edhe xhamat e autobusit të Poliçanit. Një pjesë e tifozëve kanë pritur jashtë stadiumit dhe kanë goditur me gurë mjetin me të cilin udhëtonte skuadra nga Poliçani.

(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›