E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 26 vjeçari i zhdukur prej 4 gushtit, familjarët denoncojnë policinë për neglizhencë

DURRES-Që nga data 4 gusht e këtij viti, Çelnik Ruçi 26-vjeç, nga Rrashbulli i Durrësit rezulton i humbur. 26-vjeçari vuan nga çregullime mendore, ndërsa trajtohej me medikamente. 

Sipas familjarëve, në momentin 26-vjeçari ka qenë duke tregtuar paketa dhe produkte në plazhin e Durrësit në zonën “Iliria”.

Babai i 26-vjeçarit fajëson policinë e Durrësit dhe atë të Tiranës se pasi ata nuk e kanë marrë seriozisht çështjen e djalit të tyre duke neglizhuar nisjen e kërkimeve në terren. 

Babai i 26-vjeçarit shprehet se: “Kam denoncuar policinë e Durrësit në komisariat, po deri tani asgjë e re, asnjë përgjigje, para dy javësh djali është parë në Tiranë nga një person, por që prej asaj dite nuk kemi asnjë lajm të ri”.

Përmes News 24, familja Ruçi i bën apel çdo qytetari se kush e shikon djalin e tyre të njoftojë përmes telefonit për çdo informacion të mundshëm mbi të.

(m.s/News24/ BalknWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›