Sulmet ndaj futbollistit Kaçe, Berisha: Betejën e nisën nazistet grekë
TIRANE - Sulmet ndaj futbollistit shqiptar Ergys Kaçe, pas publikimit të fotos ku mban veshur një bluzë mbi të cilën shkruhet UÇK, kanë nxitur edhe reagimin e ish-kryeministrit Berisha në rrjetin social "Facebook".
Berisha shkruan: “Këtë betejë e nisën nazistet grekë dhe dihet se racizmi është ideologjia e tyre. Por mjerisht, drejtues të klubit sportiv PAOK nga trysnia e nazistëve apo albanofobia e tyre, duan të ndëshkojnë me një standard mesjetar futbollistin”.
Sipas Berishës, nëse vëndimi vjen si pasojë e trysnisë së nazistëve kjo është një fatkeqësi jo vetëm për këtë klub me emër, por edhe për qytetin e Selanikut.
Ndërsa në përfundim të postimit të tij Berisha sqaron se një bluzë e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë kërcënim për asnjeri. "Shqipëria dhe Kosova janë të përcaktuar qartë për respektim të plotë të kufinjëve egzistues, por për çdo shqiptar ajo përfaqëson djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë, që me sakrificën e tyre sublime iu rikthyen shqiptarëve të pushtuar, lirinë dhe dinjitetin e munguar dhe bënë edhe Ballkanin më të lirë, më të drejtë."
Mesazhi i plotë i ish-kryeministrit Berisha postuar në "Facebook"
O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR!
Për albanofobet, një bluzë me stemën e UÇK-së, më keq sesa foto e Hitlerit.
Të dashur miq, prej disa javësh viktima e fundit e albanofobisë është bërë futbollisti i talentuar shqiptar që luan në ekipin e klubit PAOK të Selanikut dhe në kombëtaren tonë, 20-vjeçari Ergys Kaçe.
Shkak i stuhisë raciste mesjetare kundër yllit të futbollit është bërë postimi prej tij në “Facebook” i një fotoje personale, në të cilën ai ka dalë me një bluzë ku shkruhet UÇK. Këtë betejë e nisën nazistet grek dhe dihet se rracizmi është ideologjia e tyre. Por mjerisht, drejtues të klubit sportiv PAOK nga trysnia e nazistëve apo albanofobia e tyre, duan të ndëshkojnë me një standard mesjetar futbollistin.
Në rast se vendimi i tyre është rezultat i trysnisë së nazistëve kjo është një fatkeqësi jo vetëm për këtë klub me emër, por edhe për qytetin e hapur të Selanikut. Në rast se qendrimi i tyre ka në bazë urrejtjen për UÇK-në, atëherë eksponentët e Agimit të Artë duhen konsideruar më të civilizuar pasi së paku janë të hapur. Një bluzë e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë kërcënim për asnjeri. Shqipëria dhe Kosova janë të përcaktuar qartë për respektim të plotë të kufinjëve egzistues, por për çdo shqiptar ajo përfaqëson djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë, që me sakrificën e tyre sublime iu rikthyen shqiptarëve të pushtuar, lirinë dhe dinjitetin e munguar dhe bënë edhe Ballkanin më të lirë, më të drejtë! sb
(a.h/BalkanWeb)