E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Në spitale mungon energjia elektrike

Sipas Partisë Socialiste, në maternitetin e qytetit të Lezhës energjia elektrike dhe uji kanë munguar më shumë se 24 orë, ndërsa në Peshkopi për më shumë se dy ditë rruga që të çon në spitalin e qytetit ka qenë e bllokuar nga bora. 

TIRANE- Partia Socialiste ka nënvizuar mungesën e energjisë elektrike nëpër spitale. Nënsekretari për Programin në PS, Ilir Beqja ka rradhitur një sërë spitalesh në të gjithë vendin në të cilat ka mungesa të mëdha të energjisë elektrike. Sipas Partisë Socialiste, në maternitetin e qytetit të Lezhës energjia elektrike dhe uji kanë munguar më shumë se 24 orë, ndërsa në Peshkopi për më shumë se dy ditë rruga që të çon në spitalin e qytetit ka qenë e bllokuar nga bora. E njëjta situatë paraqitet edhe në Qendrën Spitalore Universitare në kryeqytet, ku mungon ngrohja në repartin e kardiologjisë.
Beqja kritikoi Ministrinë e Shëndetësisë për mosrealizimin e premtimit për furnizimin me ilace, dhe për paftësi në të përmirësimin e shërbimit shëndetësor në vend.
“Gjithcka dëshmon se problemet e shëndetësisë shqiptare nuk janë emrat e ministrave, por mungesa e një programi të qartë të qeverisë dhe paaftësia e papërgjegjshmëria shembullore e kryeministrit të vendit”-theksoi Beqja.
(e.n /Balkanweb )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›