E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Qeveria të sigurojë ngrohjen nëpër shkolla

Përmes një konference për gazetarët, Luan Rama, është shprehur se institucionet shtetërore nuk kanë reaguar ndaj situatës tejet të vështirë të krijuar për shkak të kushteve të rënda dhe të vështira atmosferike, duke i lënë fëmijët të mësojnë në të ftohtë. 

TIRANE- Lëvizja Socialiste për integrim kritikon qeverinë për mungesën e masave në lidhje me pajisjen e shkollave me ngrohje duke patur parasysh të ftohtin e ditëve të fundit. Përmes një konference për gazetarët, Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun, Luan Rama, është shprehur se institucionet shtetërore nuk kanë reaguar ndaj situatës tejet të vështirë të krijuar për shkak të kushteve të rënda dhe të vështira atmosferike, duke i lënë fëmijët të mësojnë në të ftohtë.
“Në mënyrë të veçantë dua të theksoj gjendjen tejet të rëndë dhe skandaloze në të cilën gjenden shkollat, pothuaj në të gjithë territorin e vendit, të cilat të gjendura në mungesën e kushteve të ngrohjes, e bëjnë pothuaj të pamundur zhvillimin normal të mësimit në parametrat optimalë që të mundësojë edhe efektivitetin e angazhimit të nxënësve, të studentëve, të mësuesve dhe të pedagogëve”-deklaroi Luan Rama.
Për më tepër Rama theksoi se këto janë gjërat që vënë në pah mungesën e angazhimit dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë, duke përmendur deklaratën e kryeministrir Berisha për të vendosur përpara përgjegjësisë të gjithë ata që nuk do të plotësojnë detyrimin për të garantuar ngrohjen dhe kushtet optimale në të gjitha shkollat e Shqipërisë.

(e.n / Balkanweb )



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›