Durrës, 400 milionë lekë borxh CEZ-it

CEZ-i
Kompania CEZ Shpërndarje ka nisur një bashkëpunim me kompanitë private të përmbarimit në Durrës për ekzekutimin e urdhrave ekzekutiv, të lëshuara nga gjykatat për klientët debitor. Fillimi i këtij aksioni është përqëndruar në komunën Rrashbullit për klientët familjar të cilët nuk shlyenin detyrimet që prej vitit 2007, duke ju sekuestruar pasurinë e paluajtshme.
Në bashkëpunim me 10 kompani private përmbarimore, ky projekt po zbatohet në të gjithë territorin e vendit dhe deri sot janë ekzekutuar rreth 13 914 urdhra. Sipas juristes, Brunilda Vasha, çdo muaj kompania çon në gjykatë rreth 700 raste.
Ky aksion ka filluar në Durrës, ku numri i debitorëve është mjaft i madh dhe sipas përmbaruesit Luan Hoti, ai do të shtrihet javën e ardhshme edhe ne rrethet Fier, Shkodër, Kukës. Përfaqësuesit e CEZ kanë deklaruar se ndaj debitorëve do të ushtrohet sekuestro mbi pasuritë e paluajtshme, pajisje, të cilat do të nxirren në ankandet përkatëse, për plotësimin e shumës së detyruar.
Vetëm qarku i Durrësit ka sot 1 500 debitorë me urdhër ekzekutimi nga gjykakat pranë zyrave të përmbarimit, ndërsa në total në shkallë vendi janë 3 000 mijë vendime ekzekutim me një vlerë totale 400 milion lekë të reja. Hoti ka bërë me dije se pranohet edhe shlyerja me këste e detyrimeve të energjisë së papaguar. Aksioni është mbështetur nga policia e rendit. /M.Brunga/