E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet dyqani, autorët bastisin gjithçka

Grabitet me thyerje një pikë tregtimi celularësh në një ndër rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit. Persona ende të pa identifikuar nga policia kanë grabitur me thyerje një pikë të një kompanie celulare në rrugën Rinia.

Autorët kanë shpërthyer derën kryesore e më pas kanë përvetësuar telefona celularë, karta rimbushëse, aksesorë e një sasi të hollash. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor. Sipas të dhënave të para rezulton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Ekspertët kanë fiksuar gjurmë daktilografike të gishtave dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /B.Nergjoni/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›