E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Neonazistët: Shqiptarët janë grekë

http://www.youtube.com/watch?v=PYHHTXVqxN4

Nikolaos Michaloliakos

Drejtuesi i Partisë Agimi i Artë, Nikolaos Michaloliakos, shprehet se shqiptarët dhe greket kanë një histori të lashtë dhe për më shumë se 1000 vjet kanë patur  marrëdhënie të mira.

Kreu i nenonazistëve  grekë thotë se shqiptarët janë grekë, edhe nëse disa prej tyre në ndërgjegje janë shqiptarë. Këto deklarata ”pro shqiptare” bien ndesh me ideologjinë e kësaj organizate.

Por para pak ditësh lideri i partisë radikale të djathtë, që për herë të parë ka siguruar hyrjen në parlament, ka shprehur hapur synimet për Epirin e Veriut.

Kryetari i Golden Dawn, Nikolaos Michaloliakos, përveç thirrjes për çlirimin e Epirit të Veriut, ka kërkuar edhe atë që ai e quan pastrimin e vendit, që duhet të vijë me largimin e emigrantëve ilegalë. /Eliona Lata/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›