E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 6-vjeçarja autike në Liceun Artistik, debat mes mësuesve e prindërve

DURRES-Pranimi i një vajze 6 vjeçare me elemente autizmi në liceun artistik “Jan Kukuzeli” në Durrës, ka hapur një debat të madh në shkollë mes komunitetit të prindërve, mësuesve edhe Drejtorisë së shkollës. 

Ajo është vogëlushja Aleksandra, e cila ka fituar të drejtën e studimit në këtë lice, por për shkak se vogëlushja vuan nga autizmi mësuesja kujdestare kërkoi të largohet nga nga kjo shkollë, pasi sipas saj pengon procesin mësimor, edhe pse kanë kaluar 3 ditë nga nisja e shkollës. 

Prindërit shprehen se fëmija i tyre po diskrimonihet në klasë. Nëna e 6-vjeçares shprehet se: “Problemi im është se fëmija im duhet të integrohet në këtë klasë me këtë mësuese, të jenë “ok” me femijën tim, edhe pse fëmija im kërkon më shumë dashuri dhe më shumë respekt nga mësuesja. E keqja e kësaj e shkolle është se nuk ka pasur fëmijë me elemente autozimi, ku në gjithë shkollat e Durrësit ka. Duhet të mirëinformohen për fëmijet që vujanë nga autizmi”.

Shqetësimi për rastin u ngrit nga mësuesja e violinçelit, Keti Bashhysa, e cila i ka dalë në përkrahje të vogëlueshes, duke e konsideruar të talentuar në muzikë.

Mësuesja Bashhysa shprehet se: “Kur mësuesja kujdestare e morri vesh që vogëlushja autike ishte në klasën e saj, e bëri alarmante, këto fëmijë të shkojnë në shkolla të veçnata, do më prishi orët e mësimit, etj etj, pa filluar akoma e uli në bangat e fundit, ajo nuk duhet ulur në bangë të fundit. Kjo mësuese nuk njeh fare fëmijet autik, nuk ka asnjë lloj njohurie, nuk duhen trajtuar si mostra. Në momentin që një fëmijë, qoftë edhe autik, që janë shumë normal, inteligjentë që janë shumë të dashur, janë motiv, të ndjeshëm, fiton një audicion dhe ka të drejtë të nis të vitin shkollor”.

Në mbështetje të Aleksandrës është edhe psikoligia e shkollës, e cila qëndron me të gjatë gjithë kohës së mësimit, për t’i dhënë kohë mësueses që të merret edhe me 33 nxënësit e tjerë. 

Në klasën e parë, News 24 ka qëndruar përreth rreth 1 orë mësimit të lirë, Aleksandra është e veçantë në raport më fëmijët e tjerë. Nga ana tjetër mësuesja e klasës së parë Lumturi Ujkaj, deklaron se ajo përpiqet që vogëlueshja me autizëm të integrohet më klasën pavarësisht vështirësive që paraqiten.

Vetë mësuesja, Lumturie Ujkaj shprehet se: “ Më vjen shumë keq, se jam edhe unë e indinjuar, unë po i përkushtohem me sa kam mundësi, nuk është e vërtetë që ne nuk donim ta pranonim, në një kohë që ajo paraqitet çdo ditë, ulet dhe punon çdo ditë me aq sa mundet”.

Në pamje të parë Alkesandra duket si të gjithë fëmijët, rasti i saj ka hapur mjaft polemika. Stafi pedagogjik dhe prindërit janë ndarë në dy pjesë, ata që janë pro qëndrimit të vogëlushes dhe ata që kërkojnë largimin e saj. Debati është i hapur edhe në ditët në vijim. Psikologia dhe stafi pedagogjik janë ata që do të vendosin për të ardhmen e vogëlushes. 

(m.s/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Durrës, 6-vjeçarja autike në shkollë, debat mes mësuesve e prindërve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›